Aksident mes tre makinash në rrugën e Kombit, ndërron jetë një prej shoferëve…

Shqipëria

Aksident mes tre makinash në rrugën e Kombit, ndërron jetë një prej shoferëve…

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 22:34
Foto nga aksidenti

Një aksident automobilistik është shënuar në rrugën e Kombit.

Në aksidentin e ndodhur në afërsi të zonës së Rubikut janë përfshirë tre automjete, ku njëri nga drejtuesit e mjeteve, i identifikuar si Drane Nikolli, i moshës 70 vjeç ka ndërruar jetë në vend, ndërsa një tjetër është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës, në Tiranë.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se është nevojitur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse të Mirditës, për nxjerrjen e personave nga makinat e dëmtuara. Ndërkohë mësohet se policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i Policisë: 

Lezhë/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Milot-Rrëshen ,në vendin e quajtur “Skuraj”, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Gj.N.,është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin M.Sh.

Si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime duke gjetur vdekjen shtetasja D.N.,70 vjeçe, e cila ndodhej pasagjere në mjetin tip “Benz”,me drejtues shtetasin Gj.N.

Grupi hetimor ndodhët në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat