“Ka plot pedagogë të prekur”, Majlinda Keta zbulon se është infektuar nga Covid-19

Shqipëria

“Ka plot pedagogë të prekur”, Majlinda Keta zbulon se është infektuar nga Covid-19

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 12:21
Majlinda Keta

Një tjetër pedagoge është infektuar me Covid-19.

Bëhet fjalë për Majlinda Ketën, pedagoge në Universitetin e Tiranës.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Keta, e cila ka treguar se fatmirësisht nuk ka pasur shqetësime të mëdha dhe se është në ditët e fundit të luftës me koronavirusin.

Ajo tha se ka plot pedagogë të prekur, ndërsa zbuloi se pas infektimit po e kalon atë me sukses deri tani dhe është drejt ditëve të fundit të karantinës.

Pavarësisht se është prekur nga koronavirusi, Majlinda Keta shtoi se vijon angazhimi në akademizëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat