Duhet t’u themi mirupafshim ditëve me diell, parashikimi i motit për këtë javë

Shqipëria

Duhet t’u themi mirupafshim ditëve me diell, parashikimi i motit për këtë javë

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 06:33
Ilustrim

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti këtë javë do të pësojë ndryshime krahasuar me ditë të tëra plot diell.

Dita e hënë parashikohet të ketë mot me alternime vranësirash dhe kthjellime. Reshje shiu me intensitet të ulët deri në orët e mëngjesit përgjatë zonave malore. Në lartësinë mbi 800 metra në verilindje do të ketë edhe reshje bore.  

Dita e martë parashikohet të ketë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta.

Dita e mërkurë parashikohet të ketë mot të vranët. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në veriperëndim e jug, reshje me intensitet deri mesatar. Në veri-verilindje në lartësinë mbi 1200 metra parashikohen reshje bore.

Dita e enjte parashikohet të ketë mot kryesisht të vranët. Reshje shiu me intensitet mesatar. Në veri-verilindje në lartësinë mbi 800 metra reshje bore, ndërsa në juglindje në lartësinë mbi 1000 metra.

Dita e premte do të vijojë me mot të vranët e reshje shiu me intensitet mesatar e lokalisht përgjatë vijës bregdetare reshje me intensitet deri të lartë. Në zonat malore  në lartësinë mbi 800 metra, reshje bore.

Era parashikohet të jetë kryesisht nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 20-25m/sek kryesisht ditën e mërkurë dhe të enjte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat