Vetëvrasjet tek spitalet COVID, Presidentja e Urdhrit të Psikologut: Ka edhe në banesa! Kërkuam nga një psikolog për të paktën 1-2 pavione

Shqipëria

Vetëvrasjet tek spitalet COVID, Presidentja e Urdhrit të Psikologut: Ka edhe në banesa! Kërkuam nga një psikolog për të paktën 1-2 pavione

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 16:12
Valbona Treska

Presidentja e Urdhrit të Psikologut, Valbona Treska e ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka komentuar dhe analizuar vetëvrasjet seri tek spitalet COVID-19, ku vetëm dje  u shënua dhe rasti i 5-të te ‘’Shefqet Ndroqi’’.

Treska thotë se ky fenomen tashmë është përhapur jo vetëm në spitale, por edhe në banesa në Shqipëri. Ajo thekson se kjo vjen nga stresi i lartë që po përjeton popullata shqiptare ku thekson se nga maji deri në nëntor niveli i tij është shumëfishuar tashmë.

Sa i përket spitaleve COVID, Treska konfirmon se Urdhri i Psikologut ka kërkuar që të ketë nga një psikolog për të paktën 1 ose 2 pavione.

Gjithsesi, sipas saj, puna e psikologut në këto spitale nuk është e njëjtë si kushtet normale, e para pasi vetë disa psikologë nuk e përballojnë dot situatën, e dyta prej veshjeve që pamundësojnë komunikimin normal dhe e treta prej zhurmës së aparaturave trajtuese.

Treska kërkon nga çdo pacient me COVID-19 që të ketë një qasje më të butë emocionale ndaj virusit pasi ankthi dhe stresi vetëm sa dobëson imunitetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat