Koronavirusi i merr jetën artistit të njohur nga Librazhdi

Shqipëria

Koronavirusi i merr jetën artistit të njohur nga Librazhdi

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 15:13
Koronavirusi i merr jetën artistit të njohur nga Librazhdi

Drejtori i Pallatit të Kulturës "Sadi Halili”, në Librazhd, Arianit Alliu ka humbur jetën nga Covid 19. Mësohet se 46-vjeçari prej dy javësh ndodhej në spitalin Infektiv në Tiranë, por nuk ka mundur që ta fitojë betejën me virusin e rrezikshëm.

Artisti nga Librazhdi, ishte një nga figurat më të njohura dhe të dashura për të gjithë qytetin dhe më gjerë.

Që në moshë të vogël, ai iu përkushtua skenës, kulturës, valles dhe artit të trevave të Librazhdit. Për kontributin dhe vlerat e çmueshme, i ishte besuar drejtimi i Pallatit të Kulturës, “Sadi Halili”.

Alliu ka qenë pjesëmarrës në shumë festivale në Shqipëri, Diasporë, Ballkan, Europë deri në Azinë e largët, pjesëmarrës i festivalit të madh mbarëkombëtar “Këngë Jeho”, në Strugë në shtator 2020, ku fitoi çmimin e parë dhe mori medalje ari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat