Ditmir Bushati nuk zgjidhet përfaqësues për lirinë e medias në OSBE

Shqipëria

Ditmir Bushati nuk zgjidhet përfaqësues për lirinë e medias në OSBE

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 20:34
Ditmir Bushati

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati nuk është zgjidhur përfaqësues për lirinë e medias në OSBE. Kjo detyrë ishte propozuar nga kryeministri Edi Rama, në rolin e kreut të OSBE-së.

Përfaqësuesi i medias zgjidhet me konsensus nga 57 vendet anëtare, ndërsa ky post i është besuar sekretares së shtetit të Portugalisë.

Kryeministri shqiptar më 19 shtatori propozoi ish-kreun e diplomacisë shqiptare, për të mbajtur detyrën e Përfaqësuesit të OSBE, për lirinë e medias, transmeton Klan Kosova.

Bushati u propozua në këtë detyrë për të zëvendësuar Harlem Dezir.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat