Manastirliu: 15 milionë euro nga BERZH për përballimin e situatës me COVID

Shqipëria

Manastirliu: 15 milionë euro nga BERZH për përballimin e situatës me COVID

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 11:39
Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se vendi ka bërë një marrëveshje me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për 15 milionë euro për përballimin e situatës me COVID.

Ajo theksoi se buxheti për shëndetësinë vitin e ardhshëm do të rritet me 23%

“Buxheti për vitin 2021 për shëndetësinë rritet me 23 për qind përfshirë këtu edhe të gjitha ato angazhime që Qeveria ka marrë për rritjen me 40 përqind të pagave.  Ndaj vendosja në plan të parë e mbështetjes për ata që janë në frontin e parë të luftës kundër COVID është në krye të prioriteteve të Qeverisë shqiptare. Kemi rritur edhe mbështetjen direkte për të gjitha ato nevojë që lidhen me parandalimin e infeksioneve. Ky financim që ne sot kalojmë, marrëveshje me BERZH, do të forcojë kapacitetet e sistemit shëndetësor. 15 milionë euro të përdoret për tre komponentë kyç: Së pari për parandalimin e përhapjes së infeksioneve. Së dyti përmes rritjes e kapaciteteve për trajtimin e pacientëve të sëmurë me COVID dhe sëmundjet që lidhen me të.

Do të kemi rehabilitim dhe fuqizim e pajisjeve për Spitalin Infektiv. Së treti përfshihen masat për distancimin fizik dhe e gjithë platforma e komunikimit të riskut me qytetarët, konsulta mjekësore në distanca, komunikimi i masave përmes medias.  Kjo marrëveshje do të influencojë në rritjen e kapaciteteve tona në spital”, tha Manastirliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat