Gara për Kushtetuesen, kandidatja e skualifikuar ankimon në Apel vendimin e KED

Shqipëria

Gara për Kushtetuesen, kandidatja e skualifikuar ankimon në Apel vendimin e KED

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 12:22
Zhaklina Peto

Kandidatja për Gjykatën  Kushtetuese Zhaklina Peto ankimon në Gjykatën Administrative të Apelit  Këshillin e Emërimeve në Drejtësi për skualifikimin e saj nga gara.

Ndërkohë sot në orën 14:00 Apeli shqyrton kërkesën e Shaqir Hasanit ndërsa dje u rrëzua kërkesa e Eugen Papandiles.

KED vendosi skualifikimin e juristëve Eugen Papandile dhe Zhaklina Peto, të cilët Apeli Administrativ i kishte rikthyer sërish në garë.

Pas marrjes së këtij vendimi, faza tjetër është intervistimi i kandidatëve të kualifikuar dhe renditja e tyre, ku Meta mund të dekretojë vetëm një nga emrat në listë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat