Meta kthen ligjin për Policinë e Shtetit, Lleshaj: Ka kaluar një proces të gjatë diskutimi

Shqipëria

Meta kthen ligjin për Policinë e Shtetit, Lleshaj: Ka kaluar një proces të gjatë diskutimi

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 13:09
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka komentuar faktin që presidenti Ilir Meta ktheu ligjin për Policinë e Shtetit.

Ai tha se Meta ka lexuar vetëm 4 pikat e para, ndërsa ai ligj ka kaluar një proces të gjatë diskutimi, filtër diskutimi me partnerët.

“Presidenti pretendon se dhënia e kompetencës për mbikëqyrje të veçantë për Policinë e Shtetit rrezikon të shkelë të drejtat e njeriut për arsye se është në varësi të ministrit të brendshëm. Ndërkohë që demokracitë funksionojnë mbi këtë parim. Qeveria kontrollon dhe duhet ta kontrollojë administratën dhe burokracinë përndryshe demokracia do ishte në rrezik. Edhe ne kur kemi hartuar ndryshimet në ligj dhe presidenti që e ka kthyer i referohemi të njëjtit nen 221. Presidenti ka lexuar vetëm 4 pikat e para, ne kemi lexuar dhe 5.

Në thelb kodi i procedurës penale thotë që duhet të rregullohet veçmas dhe ne kemi rregulluar veçmas me parimet më të mira evropiane dhe i japim policisë më pak atribute. Procedura nën mbikëqyrjen e SPAK dhe SHÇBA-së. Duke e konsideruar aktin e kthimit të ligjit si akt të mirëfilltë politik, pa asnjë brendi juridike, duke theksuar faktin se ky ligj ka kaluar një proces të gjatë diskutimi, filtër diskutimi me partnerët tanë ju ftojmë ta votojmë dhe t’i hapim rrugë zbatimit të tij”, deklaroi Lleshaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat