Lamtumirë Marko Bello! Arben Malaj tregon momentin e dhënies së bursës 10 mijë dollarëshe

Shqipëria

Lamtumirë Marko Bello! Arben Malaj tregon momentin e dhënies së bursës 10 mijë dollarëshe

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 14:16
Ish-ministri, Arben Malaj

Ish-ministri, Arben Malaj ditën e sotme në një lidhje me skype ka treguar një prej momenteve më pozitive me ish-deputetin socialist Marko Bello.

Ai ndërroi jetë sot i infektuar me COVID1-19.

“Mora një bursë për të shkuar në Harvard, por kur komunikova me kryeministrin Rama më tha se nuk mund të lëvizja në atë kohë nga Shqipëria. Kur i dërgoj në zyrë një bursë 10 mijë dollarë, ai ishte aty dhe i thash nëse s’shkoj unë mund të shkosh ti. Ai e mori në shenjë dashamirësie, Marko nuk ka nguruar ndonjëherë të bëhej pjesë e ndryshimeve, ai merrte krah në debat, nuk ishte njeri që donte vetëm të mbijetonte. Ka shumë pak prova që tregojnë gjëra pozitive për politikanët, por ai ishte ndër ata që bëri për vendin”, tha Malaj.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Marko Bello është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare, ndërsa kurohej në një spital në Turqi prej 23 ditësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat