Kastriot Islami i përlotur: Pimë kafe para tre javëve

Shqipëria

Kastriot Islami i përlotur: Pimë kafe para tre javëve

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 14:17
Ish-deputeti Marko Bello

Ish-deputeti, Kastriot Islami në një lidhje live në “Shqipëria Live” ka treguar disa detaje në lidhje me miqësinë me ish-deputetin Marko Bellon, i cili ndërroi jetë sot pas luftës së ashpër me COVID-in.

Islami tregon se hera e fundit që e kishte takuar ka qenë para tre javëve ku kishin pirë edhe kafe.

“Pinim kafe bashkë, gjendjen e tij e kam ndjekur që nga fillimi qëkur kishte ato shenjat e para e deri mbrëmë që më thanë se ishte shumë rëndë. Kur pashë sot mesazhin që nuk ia doli dot u pikëllova. Kjo dëshirë e brendshme thoja si ka mundësi që nuk arriti t’ia dilte. Para tre javëve kemi pirë një kafe bashkë, ai ishte i shqetësuar se anëtarët e familjes kishin qenë me covid. I them që bej ndonjë grafi e shiko se çfarë ke se me skaner ka shumë rrezatim. Ditën e tretë e marr e më tha se ishte karantinuar. Më pas kam komunikuar me familjarët  e tij. Gjendja ishte me hope herë përkeqësohej e herë bëhej më mirë. Takoheshim pothuajse çdo ditë, gjatë kësaj kohe jepte mësim në universitet. Marko ishte një qytetar i vërtetë, i kultivuar me dijeni, lexonte e shikonte programe informacioni, ishte i drejtë, paqësor e tolerant, jo agresiv, edhe kur debatonim ishte shumë këmbëngulës në opinionet e tij, i arsyeshëm mendje hapur. Kishim raste që debatonim por Marko kishte tendencën që të pajtohej menjëherë. Ishte shumë i formuar, të gjithë e mbajnë mend për pozitivitetin e tij”, tha Islami.

Bello ishte infektuar me Covid, ndërsa kurohej në një spital në Turqi, prej 23 ditësh në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat