Nga lëngjet te paracetamoli, mjekja e familjes këshillon pacientët me infektuar me COVID-19: Kujdes me antibiotikët, po iu shërbejmë 24 orë non stop!

Shqipëria

Nga lëngjet te paracetamoli, mjekja e familjes këshillon pacientët me infektuar me COVID-19: Kujdes me antibiotikët, po iu shërbejmë 24 orë non stop!

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 18:51
Adriana Ilias

Mjekja e familjes, Adriana Ilias, tha në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në News24, se të gjithë pacientët me koronavirus kanë marrë shërbimin e duhur nga mjeku i familjes.

Sipas saj, nuk ka aspak neglizhencë nga mjekët e familjes për t’iu shërbyer pacientëve të infektuar me virusin e rëndë, ndërsa shtoi se ata janë në shërbim non stop 24 orë. Mes të tjerash, mjekja këshilloi pacientët që të mos përdorin antibiotikë, por lëngje me shumicë, vitamina, si dhe paracetamol, nëse gjendja e tyre është më e rëndë.

“Pacientët na marrin në telefon, na thonë shenjat klinike, nëse është për të ardhur për vizitë, ne e njoftojmë të vijë në një orar të caktuar. Ne kemi hasur në vështirësi, jemi akuzuar, por e vërteta qëndron ndryshe, mjeku i familjes është non stop 24 orë, iu përgjigjet gjithë telefonatave të pacientëve dhe 90% e tyre marrin shërbimin më të madh nga ne. Pacientët i drejtohen mjekut të familjes ditën e tretë ose të katërt, kur kanë nisur më shumë shenjat, si temperaturë, kollë, djersitje. Nuk ka neglizhencë nga mjekët e familjes”, u shpreh mjekja.

Çfarë protokolli ndiqni për Covid-in?

Na ka ardhur një protokoll në mes të tetorit, por s’mund të themi që është një protokoll fiks, pasi cdo pacient ka shenja të ndryshme. Pacienti me Covid duhet vlerësuar nga ana imagjerike, në varësi të asaj që i bën mjeku. Nëse mjeku thotë për ta bërë, pacienti normalisht do ta bëjë qoftë dhe një grafi të thjeshtë.

Ka shqetësim për dhënien e antibiotikëve nga mjekët e familjes. Si funksionon me antibiotikët, kur i jepni?
Ne kemi bërë konferenca pa fund për Covid-in. Vendet perëndimore nuk përdorin antibiotikë të paktën deri në ditën e shtatë. Gjatë këtyre tetë muajve mua vetëm në dy pacientë më ka ndodhur të përdor antibiotikun, në të tjerët jo. Unë iu këshilloj paracetamol, lëngje me shumicë dhe vitamino-terapi.

Shkollat e duhet të mbahen hapur?

Duke parë shëndetin mendor të fëmijëve, mendoj se është më mirë të mbahen hapur. Do jetë një fatkeqësi e madhe se me çfarë mund të përballemi pas 10 vitesh, me këtë që po kalojnë fëmijët nga kjo situatë. Do kemi shumë gjendje depresive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat