Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 10 protestues për veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të zhvilluar ditën e djeshme në kryeqytet.
Gjithashtu janë vendosur 13 masa administrative për kundërvajtje të konstatuara gjatë protestës.
Ndërkohë, hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë kryer veprime të kundërligjshme dhe për nxjerrjen e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.