Meta: Shqipja është rrënja jonë, historia jonë dhe shpirti i kombit shqiptar

Shqipëria

Meta: Shqipja është rrënja jonë, historia jonë dhe shpirti i kombit shqiptar

Nga: A.M. Më: 22 nëntor 2026 Në ora: 10:37
Ilir Meta

Ish-presidenti, Ilir Meta ka uruar 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit Shqip, duke vlerësuar kontributin e rilindësve dhe figurave të shquara që punuan për unifikimin e alfabetit të gjuhës shqipe.

Përmes një postimi në Facebook, Meta ka kujtuar Kongresin e Manastirit, të mbajtur 118 vjet më parë, duke e cilësuar njësimin e alfabetit si një moment të rëndësishëm për identitetin dhe bashkimin kombëtar shqiptar.

Ai ka theksuar se gjuha shqipe është ruajtur ndër breza falë sakrificave të shumta dhe ka shprehur mirënjohje për ata që kontribuuan në ruajtjen dhe zhvillimin e saj.

“Një gjuhë e shkruar me gërma gjaku dhe sakrifica heroike të panumërta.

Mirënjohje dhe nderim përjetë kolosëve të gjuhës shqipe dhe Rilindasve të kombit, të cilët 118 vjet më parë, në Kongresin e Manastirit, njehsuan alfabetin, themelin e identitetit dhe bashkimit tonë kombëtar, duke i paraprirë Pavarësisë së Shqipërisë”, ka shkruar Meta.

Në fund, ai ka theksuar rëndësinë e gjuhës shqipe si trashëgimi kombëtare, duke e cilësuar atë si rrënjën, historinë dhe shpirtin e kombit shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat