Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu ka uruar 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, duke kujtuar rëndësinë historike të Kongresit të Manastirit të vitit 1908.
Ajo ka theksuar se njësimi i alfabetit ishte një vendim historik që bashkoi shqiptarët përmes gjuhës dhe hodhi themelet e zhvillimit të arsimit dhe kulturës kombëtare.
“Gjuha shqipe është pasuria jonë e përbashkët, rrënja e identitetit dhe një trashëgimi që kemi detyrimin ta ruajmë, ta pasurojmë dhe t'ua përcjellim brezave që vijnë”, ka shkruar Spahiu.
Në fund, ajo ka përcjellë urimet për këtë ditë të rëndësishme për historinë dhe identitetin kombëtar shqiptar.