“Rritja e numrit të vdekjeve, kritike”- Vasili: Fakt i pakundërshtueshëm, masat kanë pasur zero efekt!

Shqipëria

“Rritja e numrit të vdekjeve, kritike”- Vasili: Fakt i pakundërshtueshëm, masat kanë pasur zero efekt!

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 20:59
Petrit Vasili

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili në një postim në facebook shprehet se rritja e numrit të vdekjeve, si pasojë e COVID-19 është kritike.

Vasili shprehet se pas denoncimit nga opozita të manipulimit me shifrat e raportuara të viktimave, numri i tyre është rritur me thuajse 85%.

Teksa bën edhe analizën e rritjes së rasteve të reja, Vasili thotë se masat e marra kanë pasur zero efekt, ndërsa thekson se qeveria dhe kryeministri Rama kanë lënë në mëshirë të fatit drejtimin e pandemisë.

Postimi i plotë

Fakte. Masat e deshtuara, perballe rritjes kritike te vdekjeve dhe rasteve te reja te Pandemise!

Rritja e numrit te vdekjeve eshte kritike me 85%, eshte nje rritje shume e madhe dhe e menjehershme.

Prej dates 4 nentor deri ne 19 nentor jane shenuar 125 raste humbje jete nga COVID ne Shqiperi.

Ndersa pas denoncimit nga Opozita te problemit te vdekjeve, qe prej dates 20 nentor deri 5 dhjetor pati 232 raste humbje vdekje.

Pra per te njejten periudhe ditesh 16 ditesh para dhe pas denoncimit te opozites rastet e vdekjeve u rriten nga 125 ne 232, pra plot 85%,  nderkohe qe mesatarja e testimeve eshte thuajse e njejta.

Si mundet qe Prokuroria te mbylle syte perpara ketij realiteti tragjik. Mosveprimi i  prokurorise e rendon shume poziten e saj perpara ligjit dhe moralisht e vë ate kunder qytetareve ???

Cfare rezultati dhane masat e marra me 11 nentor per mbylljen pas ores 22.00 dhe u rikonfirmuan te vazhdojne pa afat ??

Shifrat e vete qeverise na tregojne se ne 11 nentor kishte 507 raste te reja infektimesh reja me COVID.

Ndersa sot  kishte shifren absolutisht me te larte te gjithe ketyre 9 muajve plot 846 raste te reja!

Pra rritja e rasteve te reja te infektuara jo vetem nuk ka ulje, por perkundrazi eshte rritur me rreth 67 % ne krahasim me 11 nentorin.

Qytetaret e gjobitur shkojne afer 12 mije.

Pra masat kane pasur zero efekt ky eshte fakt i pakundershtueshem.

Qeveria dhe kryeministri kane lene ne meshire te fatit drejtimin e pandemise dhe masat e tyre nuk kane pasur asnje efekt por kane prodhuar rritje dhe rendim progresiv te situates.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat