Presidenti Meta bisedë me eurodeputeten: Do të vazhdoj të bëj çdo përpjekje për…

Shqipëria

Presidenti Meta bisedë me eurodeputeten: Do të vazhdoj të bëj çdo përpjekje për…

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 11:55
Ilir Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta thotë se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian kalon vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Gjatë një bisede që Kreu i Shtetit zhvilloi me eurodeputeten Isabel Santos dhe Ambasadorin e Delegacionit të BE në Tiranë, zotin Luigi Soreca, Meta tha se do të vazhdojë të bëjë çdo përpjekje për zbatimin e të gjitha kushteve që lidhen me negociatat.

“Kënaqësi të zhvilloja sot një bashkëbisedim të sinqertë e miqësor me Raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian, eurodeputeten Isabel Santos, dhe Ambasadorin e Delegacionit të BE në Tiranë, zotin Luigi Soreca.

Një falenderim i veçantë për zonjën Santos, për vëmendjen e posaçme që i ka kushtuar në Projekt Rezolutën për Shqipërinë zgjedhjeve të ardhshme, fenomenit të shpopullimit dhe cënimit të lirisë së medias në Shqipëri.

E sigurova se si President i Republikës do të vazhdoj të bëj çdo përpjekje për zbatimin e plotë të të gjitha kushteve, që lidhen me nisjen e negociatave të anëtarësimit.

Integrimi europian i Shqipërisë kalon vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe ndërtimit të shtetit ligjor me institucione të pavarura dhe funksionale”, shkruan Presidenti Ilir Meta në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat