Alfred Lela denoncon konspiracionistin Alfred Cako: Më pret te Liqeni, kërkon të më rrahë

Shqipëria

Alfred Lela denoncon konspiracionistin Alfred Cako: Më pret te Liqeni, kërkon të më rrahë

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 15:42
Alfred Lela

Gazetari Alfred Lela pretendoi se konspiracionisti Alfred Cako e ka marrë sot në telefon dhe e ka kërcënuar se do ta rrahë.

Në një deklaratë së fundmi Alfred Cako tha se vaksina anti-Covid bëhet për të rritur numrin e homoseksualëve.

Cako  ka pretenduar se gazetari e ka fyer mbrëmë në emisionin e tij.

“Alfred Cako sapo me mori ne telefon me sharje e kërcënime, me pretendimin se e kam fyer mbrëmë në emisionin PolitikON. Më tha se nuk është Poet dhe se më  pret te Liqeni ku kërkon të rrihet me mua (apo të më rrahë!!!).

“Unë fushkrujs jam (edhe pse qëllon të merrem me shkrime në vend të ekzekutimeve) , por u tremba se, thashe me vete: ky që di kaq shumë për gjëra kaq të mistershme të shkencës, kush e di se si mund të më qëllojë me një shikim”.

“Por gjuha, sjellja dhe anima e nje njeriu të këtillë, që del në  publik për të marrë benefitet, por as i kupton dhe as i përfill, kostot e të qenit në publik, më thotë shumë për faktin se si, asnjë televizion dhe lexim, disa njerëzve nuk ua tret nga fytyra dhe predispozita mungesën e 2 mijë viteve qytetërim”.

“ Covid-19 e paskam kaluar pa asnjë shenjë, tani më duhet të  kaloj edhe Cako-20.  Zot na ruaj”, shkruan Lela.

Kujtojmë se, kohët e fundit Aldred Cako ka marrë vëmendjen e mediave për shkak të teorive konspirative për Covid-19 dhe për vaksinën kundër virusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat