Mjeku gjinekolog nga Vlora, Leonard Kamberi, i cili humbi jetën nga koronavirusi, pritej që së shpejti të bëhej baba.
Lajmin mjaft prekës e ka dhënë kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli. Ky i fundit thotë se Kamberi do të bëhej baba për herë të parë pas pak ditësh.
“Nard Kamberi, një tjetër mjek i talentuar dhe mik i rrallë, na u largua sot të gjithëve, duke lënë vetëm bashkëshorten, Erindën, që pas pak ditësh pret të bëhet nënë për herë të parë, me femijën që prisnin me dashuri pas kaq shumë kohësh. Të prehesh në paqe Nardi! Do na mungosh shumë!”, shkruan Leli.
Mjeku gjinekolog Leonard Kamberi nga Vlora ndërroi jetë si pasojë e Covid në moshën 50-vjeçare, pasi ishte shtruar prej dy javësh në spitalin Infektiv në Tiranë.
Gjendja shëndetësore e tij është ishte rënduar tre ditët e fundit dhe për fat të keq nuk mundi ta fitojë betejën me virusin e rrezikshëm.