Pro apo kundër vaksinës dhe sa efikase do të jetë ajo, flet Pëllumb Pipero

Shqipëria

Pro apo kundër vaksinës dhe sa efikase do të jetë ajo, flet Pëllumb Pipero

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 20:34
Pëllumb Pipero

Vaksina anti-covid ka filluar të shpërndahet edhe për popullsinë e gjerë.

Britanina e Madhe ka qenë e para që ka nisur vaksinimimin.

Britania është edhe i pari vend në Europë që nis vaksinimin anti-covid.

Por për të treguar si është situata në vendin tonë dhe çfarë po ndodh aktualisht me koronavirusin ka folur pasdite mjeku i njohur infeksionist, Pëllumb Pipero.

I pyetur nëse është pro dhe a do e bënte vaksinën, Pipero shprehet shumë optimist dhe se do ishte një nga të parit që do e aplikonte atë.

“Mundësia për të pasur bota dhe mjekësia një vaksinë para fundit të këtij viti dhe në fillim të vitit të ardhshëm, është lajmi më i madh dhe më i mirë që bota merr në pragun e festave të fundvitit. Është një lajm jashtëzakonisht i mirë dhe i rëndësishëm për ne. Dalja në qarkullim e vaksinës fillon fundin e pandemisë dhe kjo është mëse e sigurt”, tha Pipero, teksa ka qenë i ftuar në studion e Rudina Magjistarit në Tv Klan.

“Sinqerisht do jem ndër të parët që do ta aplikoj vaksinën sepse kam besimin e plotë se së pari vaksina është zgjidhja e kësaj pandemie”.

“Së dyti vaksinat janë mjaft të sigurta dhe mbi të gjitha ndryshe nga vaksinat e tjera, kjo është më efikase rreth 94%”.

“Për të gjitha këto arsye jo vetëm që është një lajm i mirë apo që shënon fillimin e fundit të kësaj pandemie dhe unë do jem midis atyre jo vetëm si bluzë e bardhë por edhe si qytetar për ta aplikuar vaksinën jashtë dhe larg çdo skepticizmi të mundshëm që për fat të keq që edhe midis nesh në vendin tonë nuk mundon”, – u shpreh Pëllumb Pipero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat