Situata del jashtë kontrollit në Shqipëri - Protestuesit e plagosin policin në sy. Kjo është thirrja e Policisë

Shqipëria

Situata del jashtë kontrollit në Shqipëri - Protestuesit e plagosin policin në sy. Kjo është thirrja e Policisë

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 17:10
Protesta

(E plotësuar 23:13) - Qindra qytetarë pasditen e kësaj të mërkure kanë dalë në protestë përpara ministrisë së Brendshme, ku kërkojnë drejtësi për Klodjan Rashën. Protesta degjeneroi në dhunë ndaj disa institucioneve shtetërore, ku mbetën të plagosur 9 policë, njëri prej tyre do të operohet në sy dhe rrezikon ta humbë atë, gjatë përplasjeve u lënduan edhe dy protestues. Protestuesit dogjën dhe rrëzuan pemën e Krishtlindjeve të Kryeminsitria, zbukurimet e vendosura në rrugë dhe dëmtuan dhe i vunë flakën edhe pemës së madhe në mes të kryeqytetit.

Protesta që u thirr pas vrasjes nga ana e policisë të të riut Klodjan Rasha degjeneroi në dhunë ndaj disa institucioneve shtetërore.Si pasojë mbetën të plagosur 9 policë ku njëri prej tyre do të operohet në sy dhe rrezikon ta humbë atë, gjatë përplasjeve u lënduan edhe dy protestues. Protestuesit nuk kursyen as pemën e Krishtlindjeve të kryeminsitria të cilën e dogjën dhe më pas e rrëzuan, nuk kursyen as zbukurimet të vendosura në rrugë dhe në fund iu drejtuan qendrës ku dëmtuan dhe i vunë flakën edhe pemës së madhe në mes të kryeqytetit. Fillimisht të rinjtë goditën e sende të forta policët dhe thyen xhamat e godinës së Ministrisë së Brendshme dhe më pas rreth një ore protestuesit u spostuan te Kryeministria

Godina fillimisht ishte e rrethuar me policë të pa mbrojtur me veshjet speciale që nuk u kursyen nga protestuesit. Më pas të rinjtë sulmuan me sende të forta godinën e Kryeministrisë dhe tentuan të hynin brenda. Në këtë moment erdhën forcat e ndërhyrjes së shpejtë të cilët larguan përkohësisht protestuesit duke përdorur spraj dhe gaz lotsjellës.Pas qëndresës së policisë protestuesit ashpërsuan aksionin dhe filluan të hiqnin gurët e bulevardit të cilat iu a hodhën në trup efektivëve. Në këtë moment policia ndërhyri me gaz lotsjellës duke shpërndarë turmën e cila pas pak minutash ndryshoi shënjestër dhe iu drejtua përsëri ministrisë së brendshme.

Por më parë ndodhi dhe një tjetër incident ku protestuesit sulmuan dhunshëm dy makina policie. Ndërkohë që policia fillimisht u gjend e papërgatitur për një rikthim te ministria e brendshme që këtë radhë iu thyen xhamat nga ana e bulevardit. Policie në këtë moment ndërhyri përsëri me gaz lotsjellës duke i larguar nga ky objektiv. Në këtë moment protestuesit filluan të dëmtojnë të gjithë zbukurimet e vendosura me rastin e festave në sheshin Skënderbej duke i vënë flakën dhe pemës së Krishtlindjeve. Shënjestra e fundit e protestuesve ishte drejtoria vendore e policisë së Tiranës. Ku dhe aty pati disa përplasje ku policia përdori gaz lotsjellës ndërsa protestuesit dogjën disa kosha me plehra.  Nga bilanci i kësaj dhunë u plagosën 9 policë, 2 protestues, ndërsa një efektiv është më rëndë ku rrezikon të humbasë syrin dhe pritet t'i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale te Spitali Francez .

Në fund gjatë orës policore, disa qytetarë zgjodhën të bëjnë një marshim paqësor nga Kryeministria deri te banesa e të viktimës Klodjan Rasha.  

Marshim protestë drejt shtëpisë së Klodian Rashës

5 orë protesta para institucioneve shtetërore për Klodian Rashën kulmuan me një marshim protestë në orën 22:00.

Marshimi ishte thirrur në facebook nga aktivisti Genc Sejko dhe pjesë e tij ishin me dhjetra qytetarë.

Përkundër ndalim-qarkullimit, qytetarët e nisën marshimin në këmbë nga Kryeministria në drejtim të banesës së Klodian Rashë ku do të jetë edhe pika fundore nga edhe do të shpërndahen në banesat e tyre.

Klodian Rasha u vra rreth orës 1.45 minuta të 8 dhjetorit, pak metra larg banesës së tij në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë.

Tashmë është arrestuar efektivi i policisë që ka qëlluar drejt 25 vjeçarit dhe pritet të dalë për masë sigurie.

***

Njëri nga punonjësit e policisë së rendit që u plagos në protestë ka humbur njërin sy. Mësohet se efektivi i policisë ka pësuar çarje të korneas të syrit, ku për pasojë po i nënshtrohet edhe një operacioni.

Gjithashtu nga tubimi janë lënduar edhe dy qytetarë, njëri prej të cilave është gazetar.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se Urgjenca Kombetare ne vendngjarje, ka derguar ne spitale 10 te lenduar ne protesten e dhunshme te zhvilluar ne Bulevardin “Deshmoret e Kombit”.

Image

Tete punonjës të policisë dhe dy protestues janë duke u trajtuar në spitalet universitare te Tiranes, ku njeri prej punonjësve të rendit ka dëmtime me serioze.

Në spitalin e Traumës po trajtohen aktualisht 7 punonjës te policisë dhe 2 protestues në gjendje të stabilizuar.

9 efektivë të plagosur/ Reagon Policia e Shtetit: Mos ushtroni dhunë ndaj policëve, do përballeni me pasojat ligjore

“Tubimi i nisur pasditen e sotme para godinës së Ministrisë së Brendshme u përshkallëzua në veprime të dhunshme, duke thyer xhamat e Ministrisë së Brendshme dhe duke plagosur disa punonjës policie që ishin në shërbim, në ruajtje të institucionit”, shkruhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Deklarata vazhdon:

Më pas, turma u drejtua në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke u përqendruar përpara Kryeministrisë. Ekstremistë të dhunshëm kanë hedhur sende të forta, gurë, pllaka, kapsolla e sende të tjera, duke plagosur 9 punonjës policie dhe duke shkaktuar dëme të mëdha materiale në bulevardin ““Dëshmorët e Kombit” dhe në Sheshin Skënderbej. Si pasojë e plagëve të marra, 3 punonjës policie janë në gjendje më të rëndë në spital, pasi kanë dëmtime serioze në kokë dhe në trup, të shkaktuara nga sulmi me sende të forta nga protestuesit, ndërsa 6 punonjës policie janë në gjendje më të stabilizuar. Edhe disa mjete policore u dëmtuan me sende të forta”.

Vrasja e të riut Klodian Rasha solli një reagim të gjerë qytetar, në kryeqytet dhe jo vetëm. Ndërkohë nga ana tjetër, Policia e Shtetit apelon për të gjithë protestuesit që të mos ushtrojnë dhunë ndaj punonjësve të Policisë dhe institucioneve, pasi cilido do të përballet me pasojat ligjore.

Image

“Policia e Shtetit bëri të gjitha përpjekjet për menaxhimin me shumë përmbajtje të dhunës së papritur dhe të padrejtë ndaj punonjësve të saj dhe ndaj institucioneve. Policia e Shtetit iu bën thirrje organizatorëve, të cilët kanë bërë thirrje sot në rrjetet sociale për t’u grumbulluar në protestë, të marrin masa të menjëhershme për të ndaluar thirrjet për dhunë, pasi dhuna do të përballet me përgjigjen ligjore të Policisë së Shtetit. Episodi i papranueshëm i vrasjes së një qytetari nga një punonjes policie, i cili po hetohet në gjendje arresti, nuk mund të përdoret si pretekst për të ushtruar dhunë të verbër, për të plagosur rëndë punonjësit e Policisë së Shtetit dhe shkatërruar pronën publike dhe private”.

Eskalon protesta tek Kryeministria: “Unë jam Azem Hajdari i dytë, hajdeni më vrisni mua si Klodianin”

Këngëtari i njohur Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, ka qenë në mesin e protestuesve pasditen e kësaj të mërkure që u zhvillua përpara Ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë, duke kërkuar drejtësi për 25-vjeçarin Klodian Rasha që u vra nga efektivi i forcave “Shqiponja”.

Në një prononcim për tvklan.al përpara godinës së Ministrisë së Brendshme, aty ku ishin grumbulluar fillimisht protestuesit, Stresi është shprehur se protestën e ka organizuar ai.

Madje, shton se për shkak të protestës që ka organizuar, ai pret që ditën e nesërme të arrestohet. Stresi bën thirrje për drejtësi dhe zbardhjen e vrasjes së të riut Klodian Rasha. Thekson se nuk do të dorëzohen në këtë protestë, ndërsa veten e konsideron Azem Hajdarin e dytë.

“Unë e kam organizuar këtë protestë. Hajde më vrisni mua si Klodianin, ndyrësirat e m*tit. A doni të më vrisni mua? Keni për të vrarë gjithë këta “Klodianët”. Nesër do të arrestohem, do jem krenar që do shkoj në qelitë e paraburgimit. Për çfarë? Se s’ka drejtësi për një vëlla tonin. Asnjë s’ka për t’u dorëzuar. Nuk është miting pleqsh, është miting çunash, është miting populli, është miting të rinjsh. E kemi zemrën hekur. Këtu na keni. Jeni mësuar ju, unë jam Azem Hajdari i dytë, unë sot organizoj protestën më të madhe që ka parë ndonjëherë populli shqiptar”, u shpreh këngëtari.

Gjatë marshimit të qytetarëve, Stresi u bëri thirrje protestuesve që të mos konfliktohen me punonjësit e policisë, duke u shprehur: “S’ka njeri punë me policët. Një polic i poshtër nuk ndot gjithë uniformat e policisë. Nuk janë të gjithë si ai”.

25-vjeçari Klodian Rasha u vra në orët e para të mëngjesit të së martës nga një punonjës i policisë. Efektivi qëlloi me armë të riun duke i shkaktuar vdekjen, me pretendimin se nuk iu bind urdhrit për të ndaluar dhe se në dorë mbante një objekt në dukje si armë. Por nga hetimet e deritanishme të SHÇBA, Klodian Rasha nuk rezulton të ketë qenë i armatosur. Efektivi i forcave “Shqiponja” u arrestua dhe akuzohet se ka përdorur armën në tejkalim të kompetencave të tij, pasi nuk ndodhej përpara një situate të rrezikshme.

Eskalon gjithçka: Protestuesit i vënë flakën pemës së Krishtlindjeve tek Kryeministria

Për një moment protestuesit kanë thyer kordonin e policisë dhe më pas kanë goditur dyert e kryeministrisë.

Por pas këtij veprimi kanë ndërhyrë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtës, të cilët kanë shpërndarë protestuesit  nga shkallët e kryeministrisë.

Ndaj Forcave Speciale është qëlluar me sende të forta dhe me gurë, ndërsa ata janë kundërpërgjigjur me spraj lotsjellës.

***

Pas rreth një ore te Ministria e Brendshme, protestuesit që kërkojnë drejtësi për vrasjen nga policia të 25-vjeçarit Klodjan Rasha, janë zhvendosur te Kryeministria në Tiranë.

Në një moment disa individë kanë tentuar që të rrëzojnë edhe pemën e Krishtlindjeve të vendosur anash Kryeministrisë.

Më pas pemës së Krishtlindjeve i është vënë flaka. Megjithatë protestuesit janë ndalur dhe pema nuk është djegur plotësisht. Ndërkohë edhe nga ana e policisë nuk ka pasur rezistencë për të penguar protestuesit.

Image

Disa protestues i vënë flakën pemës e Krishtlindjeve tek Kryeministria

Pas Ministrisë së brendshme protesta për të riun Klodian Rasha, viktimë e policisë, u zhvendos para Kryeministrisë.

Protestuesit u ndanë në dy grupe, një pjesë te Ministria dhe të tjerët para godinës së qeverisë në portën hyrëse të saj është vendosur një kordon policie.

Mësohet se protestuesit kanë hedhur sende të forta edhe te Kryeministria ndërsa bëjnë thirrje “Duam drejtësi, Rama ik!”

Përplasje ka pasur edhe mes vetë protestuesve.

“Është një situatë e tensionuar. Ka pasur përplasje mes dy grupeve të protestuesve”.

Tensione para Ministrisë së Brendshme, goditet me mjete rrethanore godina

Tensione para Ministrisë së Brendshme. Protestuesit kanë kaluar gardhin e efektivëve të policisë dhe i janë afruar ambjenteve të godionës.

Protestuesit kanë hedhur shishe dhe objekte të tjera në drejtim të dritareve të godinës.

Ndërkohë vijojnë thirrjet e tyre për dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, të cilin e bëjnë përgjegjës për vrasjen e 25 vjeçarin Klodian Rasha nga efektivi i policisë në një rrugicë pranë shtëpisë së tij në Laprakë.

Ata vijojnë të qëndrojnë para hyrjes së Ministrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat