Publikohet ekspertiza paraprake, Rasha s'ka plumb në kokë, arma e policit ka bërë dy qitje

Shqipëria

Publikohet ekspertiza paraprake, Rasha s'ka plumb në kokë, arma e policit ka bërë dy qitje

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 21:57
Protesta

Janë publikuar të dhënat e ekspertizës paraprake të vrasjes së të riut Klodian Rasha. Sipas informacioneve të siguruara nga Euronews Albania, thuhet se arma e policit ka bërë dy qitje, dhe njëri prej plumbave e ka prekur 25-vjeçarin në pjesë e mbrapme të shpatullës dhe kjo i ka dëmtuar organet jetike.

Prokuroria është në pritje te ekspertizës për gjurmët armës nëqoftë se  ka qene apo jo ne dorën e Rashës. Të dy policët e "Shqiponjave" kanë deklaruar se i riu ka patur një send të dukshëm si armë që e ka nxjerrë nga brezi.

Në dëshminë e tyre policët thonë se i kanë kërkuar të ndalojë, por ai ka ikur me vrap. Sipas tyre, ky veprim i 25-vjeçarit ka bërë që policët të mbushin armët dha ta ndiqnin nga pas.  Pretendimi për plumb në kokë sipas këqyrjes së kufomës nuk ekziston dhe sipas relacionit për masë sigurie që ka bërë prokuroria ndaj policit.

Më tej në ekspertizën paraprake thuhet se në tentativë për të ndaluar të riun polici i  forcave “Shqiponja”, i cili akuzohet për vrasjen e Rashës është rrëzuar, dhe në këtë moment ai ka shkrepur armën.

Dëmtimi që ka marrë viktima Koldian Rasha në pjesën e kokës thuhet se nuk e ka marrë nga plumbi, por në momentin kur është shembur në tokë. Policia e Shtetit ka pohuar se ngjarja e rëndë po hetohet për të shpjeguar rrethanat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat