Vrasja e të riut, Spartak Koka: Lleshaj ka një mendësi për të mos bërë transparencë

Shqipëria

Vrasja e të riut, Spartak Koka: Lleshaj ka një mendësi për të mos bërë transparencë

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 22:07
Spartak Koka

Vrasja e të riut Klodian Rasha prodhoi tensione dhe përplasje të dhunshme midis qytetarëve dhe Policisë së Shtetit. Gazetari Spartak Koka në studion e Euronews Albania tha se ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj karakterizohet nga një mendësi për të mos bërë transparencë.

“Zoti Lleshaj ka një mendësi për të mos bërë transparencë asgjë.Të mos dalë asgjë në media. Në këtë kontekst u hoqën komunikatat operative, u hoqën transparenca për shumë e shumë ngjarje, dhe në këtë rast ka munduar transparenca, dhe mungon edhe sot. Duhet transparencë se kush e solli atë pistoletë. Kur dinamika e ndjekjes së policit dhe viktimës ishte tre sekonda me njëri-tjetrin. Më mirë është të pranohet e vërteta dhe të distancohet polica për aktet e tilla”, shtoi ai.

Ai u shpreh se në Shqipëri është cenuar rendë raporti i besimit mes qytetarit dhe Policisë.

“Këtu është cenuar raporti i besimit mes qytetarëve dhe policisë”, shtoi ai.  

Ish-deputeti i Kuvendit të Shqipërisë Asllan Dogjani tha në "Ilva Now" se policia nuk mund të vrasë qytetarët thjesht pse këta të fundit nuk mbajnë maskë.

“Policia ka për detyrë për të zbatuar një detyrë që i është dhënë dhe nuk mund të vritet qytetari pse nuk ka vendosur maskë përveç se policia është bërë arrogante, dhe policia është kthyer në shërbëtore të shefit. Policia po keqpërdoret’, tha ai.

Ai shtoi se kjo qeveri e ka shndërruar Policinë e Shtetit në një trupë që nuk i shërben qytetarit, por këta të fundit i sheh si “armiq”.

“Protesta e sotme është e akumuluar dhe qytetarët janë përballur çdo ditë me një dhunë të panevojshme, të përditshme, dhe sot ka ardhur një akumulim i madh dhe sot arrin të dalin edhe të atje. Ashtu si për shkak të veprimet të papërgjegjshme të zinxhirit të policisë deri tek ministri duhet të mbajnë përgjegjësi. Ai polic është produkt i tyre. Prandaj them unë se çdo ministër ka imponuar politikat e veta dhe e kanë tjetërsuar policinë në një trupë jo që t’i shërbejë qytetarit, por si një trupë që e sheh qytetarin si armik. Ky është një dëm edhe për të ardhmen, nëse policia nuk shërben për qytetarët nuk do të ketë rend dhe qetësi”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat