Protesta për vrasjen e të riut, vjen reagimi i PD: Dhimbja dhe zemërimi na ka përfshirë të gjithave

Shqipëria

Protesta për vrasjen e të riut, vjen reagimi i PD: Dhimbja dhe zemërimi na ka përfshirë të gjithave

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 22:25
Gazment Bardhi

Partia Demokratike ka reaguar pas protestës që u zhvillua mbrëmjen e sotme për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga policia në orët e para të ditës së djeshme në Tiranë.

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi thotë se dhimbja dhe zemërimi na ka përfshirë të gjithave, ndërsa akuzon Edi Ramën.

“Çdo shqiptar është tronditur nga ekzekutimi i Klodjan Rashës në derën e shtëpisë. Dhimbja dhe zemërimi na ka përfshirë të gjithëve.

Ndërkohë Edi Rama vazhdon shoppingun luksoz rrugëve të New York-ut. Nuk gjeti kohë as të ngushëllojë familjen dhe as të dënojë krimin makabër. Boll më” shkruan Bardhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat