Vrasja e Klodian Rashës, Demaliaj: Të shkarkohet urgjentisht Sandër Lleshaj! Policia të na tregojë rekordet kriminale të 25 vjeçarit

Shqipëria

Vrasja e Klodian Rashës, Demaliaj: Të shkarkohet urgjentisht Sandër Lleshaj! Policia të na tregojë rekordet kriminale të 25 vjeçarit

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 22:40
Ilir Demaliaj

Analisti Ilir Demaliaj në një lidhje live për Ora News ka kërkuar dorëheqjen apo shkarkimin e menjëhershëm të ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe drejtorit të Policisë.

Demaliaj ka kërkuar nga policia të nxjerrin faktet që Klodian Rasha ka pasur precedentë kriminalë, ndërkohë që ka akuzuar Ministrinë e Brendshme se po manipulon ngjarjen.

Demaliaj: Që të qetësohen gjakrat dhe të ulet tensioni, duhet që në mënyrë imediate të dorëqihet Sandër Lleshi. Nëse nuk jep dorëheqjen, duhet ta shkarkojë urgjentisht Edi Rama. Duhet të japë dorëheqjen apo të shkarkohet drejtori i Policisë së përgjithshme. Duhet të japin një sinjal që këta kanë një lloj ndërgjegjësimi për zbulimin e të vërtetës. Edhe po të dalë e drejta, jeta e atij të riu nuk kthehet më.

Këta që bëjnë moral nuk e di se çfarë do të bënin po t’i vrisnin fëmijën e vet 25 vjeç. Të na tregojë polici se nëse ky njeri ka qenë me rekorde kriminale, ku i ka? Kanë kaluar më shumë se 48 orë. Shihni deklaratat e Ministrisë së Brendshme që në vend që të përulen dhe të kërkojnë falje, mundohen ta maniulojnë gjithë situatën. Këtu tregojnë se s’kemi shtet apo organe drejtësie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat