Berisha: Lleshaj, ministri i tretë që shkarkohet nga Baton Stanishiqi!

Shqipëria

Berisha: Lleshaj, ministri i tretë që shkarkohet nga Baton Stanishiqi!

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 16:22
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan sot se Sandër Lleshaj është ministri i tretë që largohet nga Baton Haxhiu.

‘Miq, ata që ndoqën mbrëmë në TV Klan emisionin Opinion të Blendi Fevziut, kuptuan qartë se fati i Gjeneral Hashashit ishte vendosur.

Vendimin e komunikoi si me plotfuqi Baton Stanishiq.

Natyrisht nuk kam dhe nuk mund të kem asnjë keqardhje për largimin e Leshajt, por nuk mund të pajtohem me faktin që vendimet për kabinetin në Tiranë merren njëlloj si 75 vjet me pare në Beograd.

Miq, Lleshaj i cili politikisht ndjesë paste nuk është i pari ministër që shkarkohet nga Baton Stanishiqi.

Para tij janë edhe Xhafaj dhe në paraemërim por pas komunikimit nga Rama është edhe Veton Surroi, të cilin Beogradi nuk mund ta pranonte për shkak të qëndrimit të palëkundur që ai ka mbajtur për pavarësinë e Kosovës’, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat