Mjeku i familjes sqaron se si qytetarët përfitojnë rimbursimin për trajtimin e COVID19 në banesë

Shqipëria

Mjeku i familjes sqaron se si qytetarët përfitojnë rimbursimin për trajtimin e COVID19 në banesë

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 17:54
Foto Ilustrim

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka publikuar një video të një prej mjekëve të familjes në Durrës, dr. Gezim Bregu, i cili shpjegon se si qytetarët përfitojnë rimbursimin për trajtimin ambulator në banesë kur janë të prekur nga COVID19.

Dr.Gezim Bregu shprehet se mjeku familjes vlerëson stadin e sëmundjes bazuar në shenjat e shfaqura dhe gjenerohet recetën me ilaçet përkatëse të cilat qytetarët i përfitojnë 100% me rimbursim dhe i tërheqin në famraci.

“Mjeku i familjes kontakton me epidemiologun, me të dhënat dhe qytetari referohet për tampon, nëse tampni delo pozitivë ky pacientë karantinohet në shtëpi dhe në këtë moment të gjitha kontaktet i mban me mjekun e familjes. Njëkohësisht fillon edhe ndjekja e tij rigoroze duke u bazuar tek shenjat dhe zhvillimi sëmundjes më të gjithë simptomat dhe shenjat e saj, temperature, lodhje, kollë, këputje, trysnia etj. Në bazë të vendimit të qeverisë pacienti merr dhe trajtimin me rimbursim të barnave në listën e përcaktuar. Mjeku familjes vlerëson gjendjen e të sëmurit duke e ndarë atë në forma të lehtë, të mesme apo formë e avancuar dhe pacienti trajtohet falas. Procedura për dhënien e barnave me rimbursim për COVID 19 është e njëjtë edhe me procedurën e rimbursimit për banra të tjera. Për të marrë receten me rimbursim është kodi 1009 dhe 1010 për COVID stadi i parë dhe COVID stadi i dytë dhe më tej gjenerohet receta me ilacet përkatëse”, sqaron mjeku.

Me sistemin elektronik në rrjetin e qendrave shëndetësore, barnat e rimbursueshme tërhiqen direkt në farmaci, me kodin përkatës që dërgohet nga mjeku i familjes. Për forma të lehta dhe të mesme, në rimbursim janë të përfshira që nga vitaminat, antiinflamatoret, antikiagulantet dhe antibiotiket, por është mjeku familjes që e përcakton cila terapi është për çdo pacient.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat