Hetimet disa mujore çojnë pas hekurave 10 persona, pse akuzohen. Policia jep detajet e operacionit

Shqipëria

Hetimet disa mujore çojnë pas hekurave 10 persona, pse akuzohen. Policia jep detajet e operacionit

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 16:03
Foto Ilustrim

Policia e Shtetit, pas një pune disamujore të ndjekur me metoda speciale të hetimit, në funksion të procedimit penal të vitit 2020, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, ekzekutuan urdhrat e ndalimit të lëshuara nga Gjykata e Krujës, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për 10 shtetas.

Shtetasit qe jane vene ne arrest me burg jane:

Hasan Kroje, Glodjan Kroji, Leonard Kroji, Nazmi Maloku, Ymer Maloku, Ervin Leka, Sajmir Zaja, Avni Ferra, Haxhi Mema, Saba Sallaku.

Te arrestuar ne flagrance: Glodjan Zaja dhe Altin Kroji.

U be shpallja ne kerkim e shtetasve: Blerim Durma, Ilir Kroje, Leonard Dema.

Operacioni i koduar “Koordinimi” u zhvillua nga Departamenti i Policisë Kriminale, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, Komisariati i Policisë Krujë dhe RENEA, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të SHÇBA-së Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.

Vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjere të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për hetime të mëtejshme.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat