“Kujdes se të nxjerr ndonjë emër”/ Kujtim Gjuzi i drejtohet Taulant Ballës: Klodianin e vratë, policët atë natë ishin të droguar

Shqipëria

“Kujdes se të nxjerr ndonjë emër”/ Kujtim Gjuzi i drejtohet Taulant Ballës: Klodianin e vratë, policët atë natë ishin të droguar

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 11:39
Kujtim Gjuzi

Deputeti Kujtim Gjuzi, gjatë seancës plenare në Kuvend, iu drejtua kreut të Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, duke u shprehur se duhet të ketë kujdes, pasi “mund t’i nxjerrë ndonjë emër në Shkodër”.

Kjo deklaratë e Gjuzit vjen pak ditë ku protestuesit e dhunshëm në Shkodër, sulmuan selinë e PS-së. 

Gjuzi më tej foli edhe për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga policia, duke thënë se skuadra policore atë natë ishte e droguar.

“Mos u fut Taulant në konflikt me mua se të nxjerr ndonjë emër në Shkodër, por më vjen keq për dikë atje. Keni një juntë ushtarakësh që po e drejtoni sipas interesave tuaja. Sa i përket familje Rasha, ata u treguan dibranë të vërtetë. Ka qenë e droguar atë natë gjithë skuadra policore. Ju jeni gjithë vrasës, na keni vrarë 77 vite e nuk do keni shanse të na vrisni më.”, tha Gjuzi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat