Këshilli i Lartë i Prokurorisë jep dakordësinë: SPAK me 20 prokurorë

Shqipëria

Këshilli i Lartë i Prokurorisë jep dakordësinë: SPAK me 20 prokurorë

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 19:38
Ilustrim

SPAK nuk do të ketë 15 por 20 prokurorë. Vendimi u mor sot nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i kishte dërguar më herët një shkresë KLP me objekt “Mbi përcaktimin e numrit të prokurorëve të prokurorisë së posaçme”, ku i kërkonte të shprehet në formë opinioni në lidhje me numrin e prokurorëve në këtë prokurori.

Në këtë shkresë dhe në materialin shtesë pasqyrohen dhe statistika të hollësishme të ngarkesës në punë të prokurorëve të kësaj prokurorie.

Pasi u njoh me relacionin e përgatitur nga Komisionin për Zhvillimin e Karrierës, ku vlerësohet që ngarkesa e prokuroreve te Prokurorisë së Posaçme është e madhe dhe rritja e numrit të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme nga 15 ne 20, do të ulte ngarkesën në punë si dhe njëkohësisht do të siguronte një akses më të mirë të shtetasve në shërbimin e prokurorisë duke rritur edhe cilësinë e punës, Këshilli vendosi me 8 vota pro dhe 1 kundër ( z. Kostaq Beluri) pë dhënien e një opinioni pozitiv për rritjen e numrit të prokurorëve në Prokurorinë e Posaçme nga 15 ne 20 prokurore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat