Koka: Lleshaj mbante retorikë agresive në komunitet, ai sapo mori detyrën gënjeu

Shqipëria

Koka: Lleshaj mbante retorikë agresive në komunitet, ai sapo mori detyrën gënjeu

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 21:31
Spartak Koka

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, gazetari Spartak Koka u shpreh se ministri Sandër Lleshaj ka pasur konflikte me drejtuesin e policisë së shtetit dhe se mbante një retorikë të ashpër me publikun.

Koka: Mes Ardi Veliun dhe ministrin Lleshajn kishte divergjenca për emërimet dhe mënyrën se si drejtohet polcia.

Kjo ndërhyrje e Lleshajt kishte krijuar një shqetësim te uniformat e policë. Ishte Lleshaj ai që mbante një retorikë agresive në komunitet.

As Saimir Tahiri që ishte më i sulmuari politikisht, as ai nuk kishte një retorikë agresive ndaj qytetarëve. Madje Llleshaj ka gënjyer sapo u emëruar për procedimin e profesorit Edmond Tupja, duke thënë se nuk ka ekzistuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat