Merr flakë banesa dy katëshe në Malin e Robit, vetëm dëme materiale! Dyshohet për shkëndijë elektrike

Shqipëria

Merr flakë banesa dy katëshe në Malin e Robit, vetëm dëme materiale! Dyshohet për shkëndijë elektrike

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 17:35
Foto

 Një ndërtesë 2 katëshe u përfshi nga flakët pasditen e kësaj të shtune (19 dhjetor) në Kavajë në zonën e Malit të Robit.

Zjarri ka përfshirë katin e dytë të një banese duke rrezikuar të shkrumbojë të gjithë godinën e cila ndodhet në zonën e plazhit.

Fatmirësisht, nuk ka pasur asnjë të lënduar por nga flakët kishte vetëm dëme materiale.

Zjarrëfikësit kanë ndërhyrë në kohë për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Dyshimet e para lidhen me një shkëndijë elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat