Zbulohet personi i tretë për vrasjen e efektivit të FNSH/ Hetimet zbardhin veprimet e autorëve dhe viktimës!

Shqipëria

Zbulohet personi i tretë për vrasjen e efektivit të FNSH/ Hetimet zbardhin veprimet e autorëve dhe viktimës!

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 12:15
Foto ilustrim

Vrasja e efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës, Xhulio Prela, dyshohet të ketë tre autorë. Hetimet e grupit hetimor janë fokusuar në identifikimin e personit të tretë, i cili dyshohet të ketë qëlluar ndaj efektivit 26-vjeçar.

Nga tërësia e veprimeve hetimore, rezulton se konflikti që më pas prodhoi ngjarjen e rëndë të vrasjes së Xhulio Prelës, duket se ka marrë shkëndijë për dritat e gjata të makinës, që posedohet nga Nikoll Sherniku. Në raportin e policisë që i është dërguar prokurorisë në lidhje me ngjarjen thuhet e Xhulio Prela, teksa ka çuar në fshatin Kosmaç, Pjetër Gavoçin, është larguar nga banesa e tij, për t’u kthyer në Tiranë.

Mirëpo përgjatë superstradës Lezhë-Milot në zonën e Gajushit është përballur me një automjet tip “Fuoristradë”, me të cilën ka shkëmbyer disa herë ndezjen e dritave të gjata dhe në momentin kur kanë qenë paralel, i kanë rënë borisë së makinës. Në këtë moment besohet se mes drejtuesit të mjetit dhe policit Xhulio Prela që udhëtonte me një “Volsvagen Pasat”, ka pasur ofendime. Polici i FNSH-së, Prela ka ecur disa metra në drejtim të Milotit dhe më pas është kthyer mbrapsht, duke iu vënë nga pas “Fuoristradës”.

KONFLIKTI

Pasi e ka arritur makinën i është afruar dhe i ka bërë shenja me drita që drejtuesi i fuoristradës të ndalojë. Punonjësi i Policisë ka qenë i armatosur dhe me sa duket sapo është afruar afër “Fuoristradës”, ka hapur xhamin e djathtë të makinës, dhe ka kërkuar llogari, ndërkohë armën e kishte te sedilja e makinës. Në këto momente njëri nga personat që ishte në “Fouristradë” ka qëlluar në drejtim të tij. Në total, ndaj efektivit të Policisë është qëlluar tri herë dhe njëri nga plumbat e ka prekur në zemër 26- vjeçarin, duke bërë që të humbasë kontrollin e automjetit dhe të përfundojë në një kanal 300 metra larg vendit të ngjarjes.

TË ARRESTUAR

Nisur nga prania e makinës tip “Fuoristradë” në vendngjarje, është arrestuar Nikoll Sherrniku, si personi i dyshuar se ka dijeni për krimin, por jo që të jetë ky njeriu që ka qëlluar mbi Xhulio Prelën. Sherrniku pritet që në ditët në vijim të japë shpjegime se pse makina e tij ndodhej në atë vend dhe në atë orë në vendin ku u vra Prela, ndërsa ditën e martë do të njihet me vlerësimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Lezhës. Vetë ai mësohet se në momentin e arrestimit ka thënë se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe se atë natë ka qenë në banesën e tij. Ndërkohë, për këtë ngjarje është shpallur në kërkim dhe një person tjetër, shtetasi Brilant Martinaj, i cili rezulton se është larguar për në Turqi disa ditë pas ngjarjes, për shkak të një problemi shëndetësor të një familjari të tij. Në lidhje me ngjarjen janë sekuestruar dhe analizuar 20 kamera sigurie të bizneseve përgjatë superstradës dhe se ai është identifikuar nga një kamera në zonë, teksa shfaqet i veshur me një kostum sportiv ushtarak. Ky person nuk dallohet mirë në kamerat e sigurisë, por në rrugë operative dhe pyetja e disa personave të tjerë të zonës, Policia e Lezhës, ka dalë në përfundimin se mund të jetë shtetasi Brilant Martinaj. Për këtë të fundit nuk ka asnjë provë nëse është njeriu që ka qëlluar, pasi personi që ka qëlluar mendohet se është një person i tretë, i cili ende nuk është identifikuar plotësisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat