“Lajm fantastik dhe hap themelor”, OSBE përshëndet formimin e Gjykatës Kushtetuese

Shqipëria

“Lajm fantastik dhe hap themelor”, OSBE përshëndet formimin e Gjykatës Kushtetuese

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 21:48
Vincenzo Del Monaco

Prezenca e OSBE në Shqipëri ka përshendetur dekretimin e Përparim Kalos si gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese.

OSBE e ka cilësuar këtë hap si themelor dhe si një lajm fantastik.

“Zgjedhja e Përparim Kalos anëtar të Gjykatës Kushtetuese është një lajm tjetër fantastik dhe një hap themelor.

Për herë të parë, në mbi dy vjet e gjysmë, gjykata do të ketë kuorum, duke bërë të mundur funksionimin e saj. Urime gjykatës Kalo për zgjedhjen Tuaj dhe ad majora”, shkruan ambasadori Vincenzo Del Monaco.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat