‘Krishtlindje në pandemi’, pjesëmarrja në shërbesë e ulët, besimtarët luten për shëndet

Shqipëria

‘Krishtlindje në pandemi’, pjesëmarrja në shërbesë e ulët, besimtarët luten për shëndet

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 17:58
Në kishën ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në vigjilje të Krishtlindjes besimtarët luten për më shumë shëndet

Krishtlindjet këtë vit do të festohen në kushte  jo normale, për shkak të kufizimeve të vendosura për parandalimin e pandemisë

Në kishën ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në vigjilje të Krishtlindjes besimtarët luten për më shumë shëndet.

Besimtari: Lutemi për mbarësi, aq më tepër tani që është kohë pandemie, Krishti është vaksina më e përshtatshme që të kalojmë këtë situatë.

Besimtarja:  Shëndeti i pari, pastaj mbarësi.

Ata thonë se pranojnë çdo masë që në  qendër të vëmendjes kanë shëndetin.

Besimtarja: Besoj janë të gjitha në favor të shëndetit tonë.

Këtë vit, në tryezën tradicionale nuk do të ketë të ftuar jashtë familjes.

Besimtarja: Për këtë vit urojmë që vërtetë të na sjellë shpresë, gëzim dhe dashuri…

Besimtarja:  Me fëmijët, me djalin dhe me nusen dhe burri vetëm anëtarët e familjes

Përfaqësues të kishës thonë se pjesëmarrja në shërbesën e orëve të mëdha të Krishtlindjes ka qenë më i ulët se në kushtet normale, por i kënaqshëm duke marrë parasysh kushtet e pandemisë. 

Prifti: E kënaqshme, ishin shumë njerëz që morën pjesë në shërbesën e orëve dhe të liturgjisë së madhe të Shën Vasilit të Madh. Ndonëse shumë njerëz janë në punë dhe në detyrime të ndryshme por ishte dicka e kënqashme.

Më 25 dhjetor në kishën ortodokse “ Ngjallja e Krishtit” do të organizohen dy mesha, një në orën 7 dhe një tjetër në orën 10, për t’iu dhënë mundësinë të gjithë besimtarëve të jenë pjesë, por dhe pa lejuar grumbullimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat