“Krenaria e Shqipërisë”- Kryemadhi takon fermerët në Frakull

Shqipëria

“Krenaria e Shqipërisë”- Kryemadhi takon fermerët në Frakull

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 19:21
Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është ndalur në Frakull të Fierit ku ka dëgjuar nga afër shqetësimet e fermerëve në zonë.

“Ndryshimi po vjen dhe ne do të bëjmë më të mirën”- thotë Kryemadhi, duke shtuar se ata janë krenaria e Shqipërisë.

Postimi i plotë

Fermerët e Shqipërisë janë krenaria e Shqipërisë. Me punën e palodhur të tyre, ata  i japin jetë tokës pjellore me të cilën na ka bekuar Zoti.

Të dëgjosh sfidat që përballen fermerët në Frakull të Fierit, e sidomos të rinjtë që kanë vendosur të qëndrojnë për punë të ndershme në vendlindje, vetëm sa të forcon bindjen për punën që duhet të bëjmë dhe ndihmën që kanë nevojë.

Ndryshimi po vjen dhe ne do të bëjmë më të mirën, që djersa e familjeve që i dedikohen bujqësisë të mos shkojë më dëm por mundi i tyre të vlerësohet në bazë të punës së kryer.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat