Nga sot nis ora e re policore 20:30–06:00, gjoba për ata që e shkelin

Shqipëria

Nga sot nis ora e re policore 20:30–06:00, gjoba për ata që e shkelin

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 21:01
Ilustrim

Ka nisur ditën e sotme kufizimi i ri i orarit të lëvizjes prej orës 20:30 – 06:00.

Orari i lirisë së lëvizjes për qytetarët është shkurtuar me 1 orë e 30 minuta nga ai që ishte më parë.

Ndërkohë, këto masa do të qëndrojnë deri më 4 janar, me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit në vend në prag të festave të fundvitit.

Pritet që kësaj date do të rikthehet sërish izolimi që prej orës 22:00 – 06:00.

Në bazë të aktit normativ, të gjithë ata individë apo biznese që do të shkelin këtë orë policore do të gjobiten.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat