Masat e reja kufizuese/ Fieri hyn në karantinë, “blindohen” rrugët nga policia

Shqipëria

Masat e reja kufizuese/ Fieri hyn në karantinë, “blindohen” rrugët nga policia

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 21:26
Foto

Prej orës 20:30 të mbrëmjes së sotme hynë në fuqi kufizimet e reja. Lëvizjet e qytetarëve janë të kufizuara nga ora 20 e 30 e mbrëmjes deri në 06 të mëngjesit.

Edhe në Fier ka filluar zbatimi i orës policore. Pas orës 20:30, në rrugët e qytetit ka pasur një qarkullim të shtuar të patrullave policore, ndërsa shihen teksa lëvizin pak këmbësorë, kryesisht ata që ktheheshin nga puna.

Dyqanet dhe lokalet u mbyllen ne orën 20.30, ndërsa rrugët u boshatisen përpara orës 21.00.

Këto masa do të jenë në fuqi deri në datën 4 janar. Më 5 janar do të rikthehet orari i vjetër i kufizimeve nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit. Vendimi u mor nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, si një masë për të parandaluar grumbullimet për festat e fundvitit, që mund të çonin në përhapjen e mëtejshme të virusit të Covid-19.

Personat që lëvizin për arsye pune apo arsye të domosdoshme pajisen me autorizim përmes portalit e-albania.

Për baret dhe restorantet do të lejohet vetëm shërbimi në banesë. Komiteti teknik rekomandoi të gjithë qytetarët të shmangin udhëtimet jo thelbësore si dhe aktivitetet jo thelbësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat