“Për shumë vjet Krishtlindjen”, Maliqi: I bindur se vështirësitë e këtij viti do të ‘shërohen’

Shqipëria

“Për shumë vjet Krishtlindjen”, Maliqi: I bindur se vështirësitë e këtij viti do të ‘shërohen’

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 10:38
Lefter Maliqi

Deputeti Lefter Maliqi, përmes një mesazhi në rrjetet sociale, uron të gjithë besimtarët e krishterë me rastin e festës së Krishtlindjes.

Maliqi shfaqet optimist për të ardhmen teksa shprehet I bindur se vështirësitë e këtij viti do të shërohen, ndërsa shpresa do të kurorëzohet shumë shpejt.

URIMI:

Të dashur miq!

I bindur se vështirësitë e këtij viti do të ‘shërohen’, dhe shpresa do të kurorëzohet shumë shpejt me ngjarje pozitive, ju uroj Krishtlindje të gëzuara pranë familjarëve tuaj, me zemër, jo domosdoshmërisht fizikisht.

Për shumkënd janë ndryshe këto Krishtlindje, por kanë një emërues të përbashkët për gjithësecilin prej nesh, lutje për vite të mbara.

Shëndet, mbarësi e gëzime në familjet e të gjithë shqiptarëve.

Për shumë vjet Krishtlindjen!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat