‘Një koncert për jetën’ solistët lirikë dhe kori i TOB japin koncert për Krishtlindje

Shqipëria

‘Një koncert për jetën’ solistët lirikë dhe kori i TOB japin koncert për Krishtlindje

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 08:06
Pamje nga video

‘Një koncert për jetën’ ishte ai i organizuar nga Teatri Kombëtar i Operas në prag Krishtlindjes.

Koncerti që synon të sjellë sadopak festë e ngjyra në këto ditë pandemie u mbajt në hollin e Teatrit.

Solistët lirikë dhe kori interpretuan këngët më të  bukura të Krishtlindjes.

Artistët edhe pse me një karrierë disa vjeçare tregojnë se janë të emocionuar dhe me mall për skenën publikun, duartrokitjet e tij.

Dorina Selimaj: Ndihem shumë e kënaqur sepse gjithmonë publiku është shpirti artistit. Mezi presim të dalim në publik, megjithëse këtë vit është ndryshe, bëjmë koncerte në kushte pak të vështira. I uroj të gjithëve Gëzuar Krishtlindjet dhe një vit sa më i mbarë.

Tingujt e koncertit arritën të mblidhnin pranë hollit të Operas qytetarë të shumtë.

Në vigjilje të ndërrimit të viteve artistët e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit  do të sjellin një tjetër koncert, në mënyrë që muzika dhe sidomos shpresa të mos mungojnë në këto ditë festive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat