“Ec aty, ec babuç”/ Shqiptarët festojnë Krishtlindjen bashkë me grekët në burgun e Kordhalos

Shqipëria

“Ec aty, ec babuç”/ Shqiptarët festojnë Krishtlindjen bashkë me grekët në burgun e Kordhalos

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 12:54
Pamje nga video

Të dënuarit kanë festuar Krishtlindjen në burgun e famshëm Kordhalo të Greqisë.

Një video e publikuar në Tik Tok ka marrë vëmendje në mediat greke.

Video duket se është regjistruar nga një shqiptar, i cili dëgjohet teksa flet shqip.

Një prej të burgosurve shfaqet duke kërcyer nën ritmin e një kënge greke, ndërsa personi që filmon dëgjohet të thotë: “Ec aty, ec babuç”.

Në video duket po ashtu që të dënuarit kanë shtruar një tryezë të madhe të Krishtlindjeve.

Ndërkohë, mediat greke ngrenë shqetësimin se të burgosurit janë grumbulluar duke thyer protokollet e sigurisë së pandemisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat