“Ti ishe gjëja e parë që do të kisha gjithë jetën afër”, Deni Doku mesazh prekës për humbjen tragjike të kunatës

Shqipëria

“Ti ishe gjëja e parë që do të kisha gjithë jetën afër”, Deni Doku mesazh prekës për humbjen tragjike të kunatës

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 13:59
Deni Doku

Një aksident tragjik i regjistruar me datë 5 dhjetor i cili rezultoi fatal për Alida Spahiun la në arrest shtëpie Deni Doku, e cila ishte drejtuese e mjetit.

Doku dhe e ndjera Spahiu ishin në automjetin tip “Smart” kur u përfshinë në aksidentin në të cilin humbi jetën kunata e saj, e fejuara e vëllait.

Përmes disa postimeve në profili e saj në Instagram shpreh dhimbjen për ngjarjen e rëndë.

Image

Në postimet në Instastory, 19-vjeçarja tregon momente të fiksuara në fotografi dhe të ruajtura në një album, me 22-vjeçaren Alida Spahiu.

“Të ndieja tepër. Ti ishe gjëja e parë që e dija që do të kisha gjithë jetën afër. S’do të ketë çast që që s’do të mendoj zemra ime. Dhe do të ndije derisa të kem frymë”, shkruan ndër të tjera Deni Doku.

Image

Kujtojmë që ngjarja e rëndë ndodhi më 5 dhjetor, në rrugën “Demokracia” në Kamzë. 22-vjeçarja Alida Spahiu, e cila ishte e fejuar me vëllanë e Denit, ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Image
Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat