Tragjedi! Pas sherrit, babai shqiptar i merr jetën të birit vetëm 26-vjeç

Shqipëria

Tragjedi! Pas sherrit, babai shqiptar i merr jetën të birit vetëm 26-vjeç

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 09:30
Foto ilustrim

Një tjetër krim ka ndodhur në një familje shqiptare në Greqi. Në ishullin grek të Kretës, një shqiptar ka qëlluar për vdekje të birn pas një sherri në familje.

26-vjeçari, emri i të cilit nuk është bërë publik, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka gjetur vdekjen në spital.

Ai u dërgua me urgjencë në repartin e kujdesit intensiv, por gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe në orën 5.00 të mëngjesit të sotëm dhe ndërroi jetë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e Krishtlindjes. Po ashtu, raportohet se 55-vjeçari">55-vjeçari u ndihmua nga djali tjetër 24-vjeçar">24-vjeçar.

Në fillim kur policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, djali nuk ka treguar që ka qenë pikërisht i ati ai që e kishte plagosur.

Megjithatë, pas hetimeve, u zbuluan edhe detajet. 55-vjeçari">55-vjeçari u arrestua nga policia, së bashku me djalin 24-vjeçar">24-vjeçar. Po hetohet më tej për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat