Zyrat e aplikimeve për dokumente biometrike të hapura deri në 30 dhjetor, rinisin në 5 janar

Shqipëria

Zyrat e aplikimeve për dokumente biometrike të hapura deri në 30 dhjetor, rinisin në 5 janar

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 15:16
Ministria e Brendshme

Zyrat e aplikimit dhe shpërndarjes të kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike, do të jenë të hapura deri në datën 30 dhjetor dhe nuk do të punojnë ditën e enjte në datë 31 dhjetor 2020.

Ministria e Brendshme ka  lajmëruar qytetarët se ky pezullim i përkohshëm i aplikimeve bëhet për shkak se kompania koncesionare do të kryejë mirëmbajtjen vjetore dhe inventarin.

Gjithashtu për shkak të festave të ndërrimit të viteve, dita kur do të rifillojë shërbimi i aplikimeve do të jetë e marta, 5 janar 2021.

“Ky njoftim është i vlefshëm si për shtetasit brenda territorit të vendit, ashtu dhe për ata që kanë aplikuar apo duan të aplikojnë në ambasada” thuhet në njoftimin e Ministrisë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat