Shkarkimi i mjekut Allkja, Vasili: Jemi në ditët e nenit të agjitacionit dhe propagandës

Shqipëria

Shkarkimi i mjekut Allkja, Vasili: Jemi në ditët e nenit të agjitacionit dhe propagandës

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 14:42
Shkarkimi i mjekut Allkja, Vasili: Jemi në ditët e nenit të agjitacionit dhe propagandës

Pas shkarkimit të mjekut Ilir Allkja, Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili në një deklaratë për mediat u shpreh se mjeku Allkja është larguar vetëm se ka thënë të vërtetën profesionale dhe shkencore. Sipas Vasilit jemi në ditët më të shëmtuara të nenit të agjitacionit dhe propagandës së partisë së punës kur njerëzit largoheshin dhe futeshin në burgje.

Petrit Vasili: Jemi në ditët më të shëmtuara të nenit të agjitacionit dhe propagandës së partisë së punës kur njerëzit largoheshin dhe futeshin në burgje. Rasti i doktor Ilir Allkja është një betejë e jashtëzakonshme e vërtetë, e një dimensioni thelbësor qenësor, ajo që mban demokracinë në këmbë. Pra thënies së të vërtetava ashtu siç janë me qëllimin që ato të përmirësohen e të ndreqen. Dhe shtypjes, mbytjes, asfiksimit të cdo të vërtete nga Edi Rama vetëm e vetëm që këto të vërteta të mos dalin.

Ai tha se është e paimagjinueshme për çdo qytetar që të mendojë që në momentin më të vështirë të një pandemie, kur nevoja për  kontributin e mjekëve është më e çmuar se kurdo herë largohet një mjek nga puna

Petrit Vasili: Është e paimagjinueshme për çdo qytetar që të mendojë që në momentin më të vështirë të një pandemie, kur nevoja për  kontributin e mjekëve është më e çmuar se kurdo herë largohet një mjek nga puna. Për çfarë largohet? Nuk largohet  për dedikimin në punë, i cili është shembullor, nuk largohet për profesionalizmin që është gjithashtu shembullor, nuk largohet për sjelljen ndaj pacientëve dhe familjarëve të tyre se dhe kjo është shembullore, por largohet sipas nenit të agjitacion dhe propagandës se paska bërë vërejtje. Dhe paska kërkuar që të përmirësohen kushtet e trajtimit të të sëmurve dhe mënyra e punës ndaj qytetarëve dhe pacientëve që kanë problemet me Covid. Pra për shkak se ka thënë të vërtetën profesionale dhe shkencore largohet nga puna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat