Përfshihet nga flakët apartamenti, Një person dërgohet me urgjencë në spital

Shqipëria

Përfshihet nga flakët apartamenti, Një person dërgohet me urgjencë në spital

Më: 4 janar 2021 Në ora: 16:50
Foto Ilustrim

Një apartament është përfshirë nga flakët në Korçë, në lagjen nr.5 të këtij qyteti.

Shkak i ngjarjes është bërë temperatura e lartë, si pasojë e ngrohëses me të cilën banorët ngroheshin në këto ditë të ftohta dimri. Kjo ka bërë që mobiljet të marrin flakë.

Paraprakisht raportohet për një të lënduar në gjendje të lehtë asfiksimi, i cili po merr ndihmën mjekësore në spitalin rajonal të Korçës.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe zjarrfikësja dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat