Situata te Infektivi, fluks i shtuar familjarësh dhe automjetesh

Shqipëria

Situata te Infektivi, fluks i shtuar familjarësh dhe automjetesh

Më: 5 janar 2021 Në ora: 11:33
Situata te Infektivi

Mëngjesi i kësaj të marte ka sjellë një fluks të shtuar familjarësh para spitalit Infektiv. Gazetarja Ema Shazivari raporton se bëhet fjalë për të afërm të pacientëve që janë shtruar të orët e fundit në këtë spital.

Ndërkohë, vihet re edhe një fluks automjetesh para spitalit Infektiv. Si duket familjarët e ndjejnë të nevojshme të qëndrojnë pranë pacientëve.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi dje se në 4 spitalet COVID, po trajtohen 274 pacientë, 28 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat