“Jepi sheqer këtij ministrit të shtëpive”- Qytetarja batuta me Ahmetajn: Qenke i madh kështu, se në televizor…

Shqipëria

“Jepi sheqer këtij ministrit të shtëpive”- Qytetarja batuta me Ahmetajn: Qenke i madh kështu, se në televizor…

Më: 5 janar 2021 Në ora: 16:30
Edi Rama dhe Arben Ahmetaj

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri i rindërtimit Arben Ahmetaj dhe kryebashkiaku i Shijakut, ishin sot në Xhafzotaj ku i dorëzuan çelësat e shtëpisë një qytetareje.

Teksa i ka shprehur falënderimet kryeministrit, gruaja e ka ftuar atë të marrë edhe një karamele, me rastin e hyrjes në shtëpinë e re.

Por kryeministrit vetë e ka refuzuar, duke i thënë që t’i japë një ministrit të rindërtimit, Arben Ahmetaj. Sapo i jep karamelen Ahmetajt, gruaja i thotë se ai qenka i madh si trup, pais në televizor dukej ndryshe.

Në këtë moment ndërhyri Rama duke thënë se ai i prishte cik punë se ishte më i madh.

Rama: Ne nuk kemi bërë asnjë dallim, janë këtu apo nuk janë këtu.

Gruaja: Ju falënderoj jashtë mase. Si kryetari, si nënkryetari, si kryeplaku i fshatit na janë gjendur pranë nesh. Merr ndonjë karamele.

Rama: Jepi një këtij se do sheqer ky. (i drejtohet Ahmetajt)

Gruaja: Kush është ai që do sheqer?

Rama: Ky ministri i shtëpive.

Gruaja: Dukesh i madh kështu, se kur ju shohim në televizor…

Ahmetaj (qesh): Faleminderit!

Gruaja: I madh me trup them.

Rama: Epo i prish punë unë se jam cik më i madh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat