Prej 10 vitesh pa ujë, banorët e fshatit Mabë në Lezhë: Uji është ndotur nga landfilli i Bushatit

Shqipëria

Prej 10 vitesh pa ujë, banorët e fshatit Mabë në Lezhë: Uji është ndotur nga landfilli i Bushatit

Më: 5 janar 2021 Në ora: 18:34
Lezhë

Sigurimi i ujit të pijshëm është kthyer në sfidë për banorët e fshatit Mabë në njësinë administrative të Dajçt në Lezhë.

Prej të pakëtn  10 vitesh në çezmat e këtij fshati nuk rrjedh asnjë pikë uji pasi ujësjellësi është jashtë funksioni.

Të gjendur në këto kushte banorët detyrohen ta blejnë ujin ose ta mbushin në zona të tjera pasi dhe në puset që kanë bërë vetë uji është i ndotur.

“Prej 3 vitesh e blej ujin, është skandal kjo punë.”

“Njerëzit i kanë puset e veta por nuk përdoren.”

“Kam bërë shpim por nuk është i mirë, vetëm për bagëtinë.”

Banorët thonë se Ujësjellësi i ndërtuar vite më parë ka funksinuar vetëm pak kohë.

“Ka funksionuar 2-3 muaj. Pas hapjes së lanfillit nuk bën as për tu larë.”

Ata janë ankuar disa herë në bashkinë e Lezhës por ende nuk ka asnjë zgjidhje.

Në fshatin Mabë jetojnë rreth 1000 banorë dhe ankesat e vazhdueshme të tyre për mungesën e ujit të pijshëm nuk janë marrë në konsideratë nga pushteti vendor dhe ai qëndror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat