Ashtu siç donte babai i Klodian Rashës, rruga pranë shtëpisë merr emrin e 25-vjeçarit

Shqipëria

Ashtu siç donte babai i Klodian Rashës, rruga pranë shtëpisë merr emrin e 25-vjeçarit

Më: 6 janar 2021 Në ora: 17:39
Ilustrim

Prej pak ditësh, rruga pranë shtëpisë ku mbeti i vrarë 25-vjeçari Klodian Rasha, mori zyrtarisht edhe emrin e tij.

Propozimi për një gjest të tillë ishte bërë disa ditë më parë nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në vizitën e ngushëllimit në shtëpinë Rasha, babai i Klodianit, Qazimi, i kërkoi Veliajt që rruga e shtëpisë të mbante emrin e të birit. Pak ditë më pas, premtimi për babanë e Klodianit u mbajt nga Veliaj.

Bëhet e ditur se para pak ditësh, në fund të dhjetorit, Veliaj e ka vizituar sërish shtëpinë e Klodianit, ku i ka dorëzuar në mënyrë simbolike një kopje të tabelës me emrin e rrugës babait, Qazimit.

Ky i fundit ka shprehur edhe dëshirën për të mbjellë një pemë blir në kujtim të djalit të tij.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat